Më datën 09.03.2019, u mbajtën garat regjionale në lëndën e fizikës në shkollën tonë, SHMK Gjimnazi "Sami Frashëri", e organizuar nga "Shoqata e Fizikantëve të Maqedonisë së Veriut" në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, Hisen Rahmani dhe koordinatorin prof. Fatlum Rushiti. Në këtë garë morën pjesë regjioni i Shkupit me rrethinë, regjioni i Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Velesit.
Ju urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe në veçanti nxënësve tanë: Besart Aliji, Elma Memeti, Errol Saqipi - nxënës të vitit të dytë dhe Lindita Qerimi - nxënëse e vitit të tretë. Faleminderit profesorëve, testarëve dhe nxënësve që kontribuan në realizimin e këtyre garave. Gjithashtu faleminderit sponzorëve tanë, RC Cola dhe ndërmarrjes publike Parkingu i qytetit.

en_USEnglish
en_USEnglish