Nxënësit tanë u kthyen nga projekti i Erasmus+, "digital-I-living" dhe e tërë shkolla jonë jemi krenar me nxënësit tanë dhe punën që e bënë në Krefeld të Gjermanisë.

"Projekti i Erasmus+ ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe faleminderoj profesorët e mi që më dhanë një shans për të marrë pjesë në këtë projekt. Vizituam shumë vende dhe përveç qytetit të Krefeldit, ishim edhe në qytetin e Kölnit dhe në Düsseldorf. Gjatë vizitës në Köln, vizituam një panair të digjitalizimit të quajtur "Didacta". Aty, ne pamë aplikacionet dhe pajisjet më të reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie ku si detyrë e kishim që të mësojmë më shumë për këto aplikacione. Mund të them se kjo ishte pjesa më e preferuar e javës që e kaluam në Krefeld. Në tërësi, mësuam shumë për digjitalizimin dhe ardhmërinë e arsimit dhe shkollave ku shpresoj që këtë përvojë dhe këto ideja, një ditë mund t'i implementojmë në shkollën tonë dhe në shtetin tonë në përgjithësi." - thotë Argjend Mehmedi, nxënës i vitit të katërt.

Takimi i radhës të ekipit të projektit "digital-I-living", do të jetë në Kumanovë shtator të këtij viti. Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga vizita e nxënësve tanë në Krefeld.

Ekipi i "digital-I-living" në panairin "Didacta" - Köln, Gjermani
en_USEnglish
en_USEnglish