Nxënësit nga gjimnazi "Sami Frashëri" morrën pjesë në Unionin Europian në kuadër të projektit Erasmus+, ku zhvilluan debate të ndryshme rreth punës, arsimit, vendit tonë dhe gjëra të tjera mes shkollave tjera nga vendet e ndryshme (Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Spanja, Suedia, Hungaria). Falënderimi shkon tek profesori Afrim Aliti, Halil Kamberi dhe drejtori i gjimnazit Hysen Rrahmani, ku u munduan në të gjitha mënyrat dhe bënë shumë punë që shkolla jonë të jetë pjesë e këtij projekti si dhe falënderim dy profesorëve që janë pjesë të Erasmus+ të cilët na mundësuan që shkolla jonë të jetë pjesë e këtij projekti. Projekti përfshin edhe udhëtime të tjera si dhe Exchange StudentsAmerikë dhe në vendet tjera europiane.
Jemi të befasuar për të mirë me drejtorin se sa nxënës të shkëlqyer ka gjimnazi. Nga Xheneta Tahiri, Ardit Bajrami, Valton Bexheti dhe Irma Azemi, ngelën të kënaqur të gjitha shkollat. Ishit përballë me njerëzit më të lartë në këtë sallë të Komisionit Europian. Pa ju trembur syri paraqitët, demonstruat, shkëmbyet biseda nga më të ndryshmet. Tash ndjehem krenar me ju unë, drejtori, sekretari, shkolla e Kumanova. Falënderim të veçantë për këtë pikë që arritët janë edhe Xhen Maksuti dhe Vildan Maksuti si dhe profesori i paharrueshëm që do të mbetet për ne, Jan De Staelen.

en_USEnglish
en_USEnglish