Edhe në këtë vit shkollor 2018/2019, shkolla jonë përsëri merr pjesë në projektin europian, Erasmus+. Këtë herë, projekti titullohet "digital-I-living" dhe përveç shkollës tonë, marrin pjesë edhe dy shkolla tjera, njëra nga Gjermania (Krefeld) dhe tjetra nga Spanja (Úbeda).
Në këtë projekt, kryesisht do të diskutohet për digjitalizimin e shkollave por edhe për digjitalizimin në përgjithësi, si ndikon në jetën tonë, avantazhet e disavantazhet e digjitalizimit dhe mediave sociale e shumë tema tjera.
Nxënësit që do të udhëtojnë më 17.02.2019 për në Krefeld janë:
Argjend Mehmedi - nxënës i vitit të katërt.
Rinor Ajdini, Egzon Ajdini - nxënës të vitit të tretë.
Diellza Mehmedi, Duresa Rushiti, Delvina Sejdii, Arta Limani - nxënës të vitit të dytë.
Edmond Aliti, Lavdrim Mustafi, Altina Rexhepi - nxënës të vitit të parë.
Poashtu, bashkë me nxënësit do të udhëtojnë edhe dy profesorët:
profesori i gjuhës angleze, Afrim Aliti dhe profesori i lëndës së informatikës, Nderim Rahmani.
