Siç e dimë, tani më jemi në një projekt europian të quajtur Erasmus+ ku në muajin e kaluar, 4 nxënës së bashku me profesorin e gjuhës angleze, Afrim Aliti dhe me drejtorin e shkollës tonë, Hysen Rrahmani, udhëtuan për në Belgjikë duke realizuar udhëtimin e parë në kuadër të këtij projekti.

Nxënësit që u zgjodhën për të udhëtuar në Sala, Suedi janë: Rina Zeqiri, Rina Halili, Izair Kamberi dhe Fatos Zulfiu, së bashku me profesorët e gjuhës angleze, Afrim Aliti dhe Sali Ibrahimi.
Gjithashtu nxënësit do të qendrojnë 7 ditë në Suedi dhe gjatë kësaj periudhe do të prezantojnë Maqedoninë ku si temë kryesore do të jetë papunësia në Maqedoni dhe problemet në punësim.

Do të jemi gjithmonë krenarë me nxënësit tonë që do të na prezentojnë si në Suedi, ashtu edhe në vende tjera.
Udhëtimi do të bëhet me datë 07.03.2015 në orën 16:30.

Me respekt,
Stafi administrues.

Dr. Christinas Schacht - Minierë argjendi në Sala, Suedi
en_USEnglish
en_USEnglish