Videoja e mëposhtme pasqyron një projekt ideor të krijuar nga nxënësit e SHMK Gjimnazit „Sami Frashëri", gjegjësisht klasës IV-1 që filloi vitin e kaluar. Pasi u kompletua projekti i klasës, ne kërkuam një takim me kryetarin e komunës që atij t'i prezentohet projekti ideor për ambientin e jashtëm, në mënyrë që ky projekt më vonë të jetësohet në praktikë.
Këshilltari komunal, z. Ridvan Asani, organizoi një takim me kryetarin e komunës që ta prezentojmë projektin dhe me datën 17.11.2014, ishim të ftuar në komunë dhe e prezentuam projektin ideor me video - projektor. Kryetari i komunës ishte i mahnitur me idenë dhe kreativitetin tonë dhe u zotua se këtë projekt duhet që sa më parë ta realizojnë.
Në fund na premtoi se do ta organizojë një takim me drejtorët e ndërmarrjeve publike „Parking" dhe „Pastrim gjelbrim" dhe me datën 24.02.2015 takimi u realizua ku ishin prezent edhe kryetari i komunës, këshillëtari i lartpërmendur dhe drejtorët e dy ndërmarrjeve publike. Të gjithë të pranishmit unanimisht u deklaruan se kjo punë do të realizohet në kohë sa më të shkurtër dhe ne mbetemi me shpresë se kjo do të realizohet dhe së paku defilimin e maturës sonë do ta bëjmë në këtë pamje të re, siç e shihni në videon e mëposhtme.
Me respekt , IV-1.