Të nderuar mësimdhënës,

Ju njoftojmë se në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, arrijnë pyetje dhe reagime nga ana e prindërve dhe nxënësve në lidhje me kohën e dhënies së detyrve të shtëpisë (konkretisht mësimit nga distanca) nga ana e mësimdhënësve dhe kohën e realizimit të tyre nga ana e nxënësve.

Apelojmë që të gjitha obligimet dhe aktivitetet që dalin nga Vendimi i detyrueshëm për mësimin nga distanca, i njëjti të realizohet në përputhje me përmbajtjet programore dhe orarin mësimor.

Sa i përket kohës për kryerjen e detyrave të shpërndara nga ana e mësimdhënvsve, apelojmë që të njëjtat të jenë në kohë adekuate të ditës (sipas orarit mësimor), kurse nxënësit për kryerjen e tyre të kenë kohë të mjaftueshme.

Njëashtu edhe prindërit e shkollës tonë kërkojë që mësimi të realizohet në kohën e orarit të shkollës dhe që nxënësit mos të kenë dy apo tre teste brenda ditës. Në marrëveshje më nxënësit të shpërndahen detyrat dhe testet në kohë (ditë) të ndryshme.

Orari mësimor

Viti I dhe III nga 30.03.2020 deri 10.04.2020 para dite

Viti II dhe IV nga 30.03.2020 deri 10.04.2020 pas dite

 

Drejtoria

 

en_USEnglish
en_USEnglish