K O N K U R S
për regjistrimin e nxënësve në
SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” Kumanovë
Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2023/2024 është përcaktuar mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas planeve dhe programeve mësimore për: gjimnaz, arsim profesional (arsim teknik me kohëzgjatje katërvjeçare, arsim profesional – me kohëzgajtje tre dhe dy vjeçar), arsim i mesëm i artit dhe arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007,
49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011,
6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015,
145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017dhe 64/2018) dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 229/2020), Ligjit për Arsim Profesional dhe Trajnim („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 71/2006, 117/2008, 148/2009, 17/2011, 24/2013, 137/2013, 41/2014, 145/2015, 55/2016 dhe 64/2018 dhe
(„Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 275/2019) dhe Ligjit për Akademinë e Sportit („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016 dhe 142/2016 dhe 64/2018) dhe Ligjin për Gjimnazin Matematikë-Informatikë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 64/2018), regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike realizohet në bazë të Konkursit të cilin e shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mjetet e informimit publik me propozim të komunave dhe Qytetit të Shkupit.
Me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2023/2024 është përcaktuar mundësia për regjistrimin e nxënësve sipas planeve dhe programeve mësimore për: gjimnaz, (drejtimi matematiko – natyrore – (kombinimi A), drejtimi matematiko – natyrore – (kombinimi B), drejtimi shoqëroro – humanitar ( kombinimi A), drejtimi shoqëroro – humanitar ( kombinimi B), drejtimi gjuhësor – artistik (kombinimi A), drejtimi gjuhësor – artistik (kombinimi B), arsim profesional (arsim teknik me kohëzgjatje katër vjeçare, arsim profesional – me kohëzgjtje tre vjeçare dhe formim profesional me kohëzgjatje dy vjeçare), arsim i mesëm i arteve dhe arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe arsim i mesëm -Gjimnaz në Gjimnazin Matematikë-Informatikë.
Mësimi në shkollat e mesme publike zhvillohet në Gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik. Për pjesëtarët e bashkësive që ndjekin mësimin në gjuhë tjetër nga gjuha maqedonase dhe alfabetit të tij cirilik, mësimi në shkollat e mesme publike bëhet në gjuhën dhe shkrimin e bshkësisë përkatëse.
Për nxënësin i cili do të regjistrohet në paralele të arsimit profesional e cila është shënuar me * (bashkëpunim me kompaninë), arsimi praktik do të jetë me numër të shtuar të orëve të kaluara në kompani.
K O N K U R S
për regjistrimin e nxënësve
në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023/2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024, sipas planeve dhe programeve mësimore të caktuara do të regjistrohen numri i nxënësve, si vijon:
1. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „SAMI FRASHËRI”
Në vitin e parë do të regjistrohen 238 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore si vijojnë:
Gjimnaz – 238 nxënës, 7 paralele, minimum 60 pikë
shq. 238 nx. 7 par.
I. KUSHTET E REGJISTRIMIT DHE KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE
Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (në tekstin e mëtejmë: shkollat) për vitin shkollor 20223/2024 do të realizohet në kushte dhe në mënyrë të përcaktuar me Ligjin për Arsimin e Mesëm, Ligjin për Arsimin Profesional dhe Trajnim, Ligjin për Akademinë e Sportit, Ligjin për Gjimnazin Matematikë – Informatikë dhe me këtë konkurs.
Kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë janë:
– të kenë përfunduar arsimin fillor
– të mos jenë mbi moshën 17 vjeçare;
– të përcaktohen për njërin nga planet dhe programet e mëposhtme:
а) gjimnaz ;
b) arsim profesional dhe trajnim;
c) arsimi i mesëm i artit
ç) arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore; të plotësohen kriteret e përcaktuara në këtë konkurs Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve janë:
– suksesi mesatar i nxënësit nga klasa e VI deri në të IX;
– suksesi mesatar i nxënësit të arritur në këto lëndë (gjuhë amtare, gjuhë e huaj dhe dy lëndë të rëndësishme për profesionin);
– diploma për vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare, si dhe garat shtetërore (të organizuara nga shoqata të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës) në gjuhën amtare, gjuhë të huaj, shkencat natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin përkatësisht fushën zgjedhore;
– vlera mesatare e pikëve të fituara për sjelljen nga klasa VI deri në klasën IX.
Për nxënësit të cilët konkurojnë për regjistrim në Akademinë e Sporteve, përveç kritereve të lartëshënuara për përzgjedhje, vlerësohen edhe aftësitë sportive në përputhje me Ligjin për Akademinë e Sporteve.
Për nxënësit të cilët konkurojnë për regjistrim në Gjimnazin Matematikë- Informatikë, përveç kritereve të lartëshënunara të përzgjedhjes, vlerësohen edhe pikët e fituara nga provimi pranues në Matematikë dhe Fizikë në përputhje me Ligjin për Gjimnazin Matematikë-Informatikë.
Në arsimin e mesëm për art mund të regjistrohen edhe nxënësit e talentuar të cilët nuk e kan përfunduar arsimin fillor mirëpo pas pëlqimit paraprak me shkrim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bazë të propozimit nga shkolla, me obligim që paralelisht të përfundojë arsimin fillor.
Arsimi i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore përfshin nxënësit sipas llojit dhe shkallës së aftësisë së vështirësisë.
Nxënësit nga komuniteti etnik rom mund të regjistrohen në një shkollë të mesme publike të caktuar nëse kanë deri në 10% më pak pikë sesa numri i pikëve të parapara në Konkurs për planet dhe programet mësimore përkatëse dhe nëse plotësojnë kriteret shtesë për testin e njohurive dhe aftësive në shkollën përkatëse.
Transport falas ose akomodim të nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (profesioni ose drejtimi) ekziston në komunën, përkatësisht rajonin nga vjen.
Në shkollat ku konkurojnë një numër i madh i nxënësve që i plotësojnë kushtet e parapara në këtë konkurs, organizohet një test kualifikues nga materiali mësimor nga klasa e tetë – nëntë në lëndët vijuese:
– gjimnaz – gjuhë amtare dhe matematikë;
– shëndetësi – biologji dhe kimi,
– drejtime tjera – gjuhë amtare dhe matematikë.
Në arsimin e mesëm për art (muzikë, balet dhe art), në gjimnazin për sport, shkollat përcaktojnë kritere shtesë.
Për suksesin mesatar nga klasa VI deri në klasën IX nxënësi mund të marrë më së shumti 50 pikë (suksesi i përgjithshëm nga klasa e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë, mblidhet, pastaj pjesëtohet me katër dhe i njëjti numër shumëzohet me koeficientin 10).
Për suksesin mesatar të arritur nga katër lëndët e propozuara (dy lëndë mësimore të detyrueshme për të gjitha llojet e arsimit dhe dy lëndë të rëndësishme për profesionin), nxënësi mund të marrë më së shumti 20 pikë (5 pikë për secilën lëndë).
fitojë:
Për vendin e fituar në Gara ndërkombëtare dhe shtetërore nxënësi mund të fitoj:
Për vendin e parë të fituar ose medaljen e artë në gara ndërkombëtare 5 pikë, vendi i dytë ose medalja e argjentë 4 pikë dhe vendi i ttretë ose medalja e bronztë 3 pikë.
– Për vend të fituar në garat shtetërore të akredituara: për vendin e I -rë 3 pikë, për vendin e II-të 2 pikë dhe për vendin e III-të 1 pikë.
Për vlerën mesatare të pikëve për sjelljen nga klasa VI deri në klasën IX,
nxënësi mund të marrë më së shumti 5 pikë. (Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja jo e kënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve për sjelljen e klasës së gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë, e ndarë me 4).
Numri i përcaktuar i pikëve minimale për konkurimin e parë është pjesë përbërëse e këtij konkursi.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM
Pas shpalljes së rang litsës, nxënësit të cilët janë në listë dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
– fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatit Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe e publikon në ueb faqen zyrtare);
– dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën IX;
– diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj, shkenca natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin, drejtimin, përkatësisht në fushën zgjedhore;
– çertifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).
Për regjistrim në Akademinë e Sportit nxënësit dorëzojnë edhe vërtetim për aftësitë, shkathtësitë sportive, për sportet për të cilat nxënësi është i kontrolluar.
Për regjistrim në Shkollën e mesme Matematikë – Informatikë, nxënësit dorëzojnë edhe vërtetim për dhënien e provimit pranues me numrin e pikëve të fituara në matematikë dhe fizikë.
Për regjistrim në programin për maturë ndërkombëtare në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit gjimnazi „Josip Broz Tito” – Shkup, dokumentet e nevojshme dhe të gjitha informatat tjera të nevojshme do të publikohen në tabelën për shpallje të shkollës.
III. AFATET E KONKURSIT
Konkurimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet me një afat të regjistrimit me dy paraqitje në muajin qershor. Konkurimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.
Konkurimi i parë dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 20 qershor 2023 deri në ora 24:00, dhe më 21 qershor 2023 deri në ora 15:00. Lista preliminare e renditjes së nxënësve të regjistruar publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datën 22 qershor nga ora
12.00 deri në orën 19.00 dhe më 23 qershor nga ora 07.00 deri në orën 19.00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja përfundimtare e secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor 2023, më së voni deri në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Testi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 26 qershor 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 26 qershor 2023 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Paraqitja e dytë e nxënësve do të bëhet më datë 27 qershor deri në orën 24.00 dhe më 28 qershor 2023 deri në orën 15:00. Lista preliminare e nxënësve të regjistruar publikohet më
29 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri ora 09:00. Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në shkolla bëhet në datën 29 qershor nga ora 12.00 deri në orën 19.00 dhe në datën 30 qershor nga ora 07.00 deri në orën 19.00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Ranglista përfundimtare e secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohet më 1 korrik 2023, më së voni deri në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Testi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik 2023, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 3 korrik 2023, në tabelën e shpalljeve të shkollave dhe në www.mon.gov.mk.
Nxënësit të cilët dërgohen në riprovime, provime të vitit, provim për avancim më të shpejtë mund të regjistrohen në shkollat ku do të mbeten vende të lira pas afatit të qershorit.
Paraqitja e nxënësve do të bëhet me 21 gusht deri në orën 24:00.
Lista preliminare e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 gusht 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb faqen www.mon.gov.mk më së voni deri në ora 09:00. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 gusht nga ora 10.00- 19.00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla. Renditja e listës përfundimtare të secilës shkollë me rezultatet e regjistrimit do të publikohet më 23 gusht 2023, më së voni deri në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.
Pas publikimit të rang listave përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, janë të detyruar të tërheqin të gjithë dokumentacionin e dorëzuar në shkollë në afat prej 24 orëve, ndërsa shkollat janë të obliguara t’ua kthejnë të gjithë dokumentacionin nxënësve në afat prej 24 orëve.
Aplikimi për regjistrim në programin e maturës ndërkombëtare në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi- „Josip Broz Tito” – Shkup do të bëhet prej më 3 deri më 12 maj 2023.
IV. UDHËZIME PËR REALIZIMIN E KONKURSIT
Shkollat e mesme publike janë të obliguara shpalljet interne ti publikojnë në vende publike në shkollë deri më 19 prill 2023, në bazë të numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe paraleleve të përcaktuara me këtë Konkurs.
Pas paraqitjes së parë, shkollat mund të zvogëlojnë numrin e përcaktuar të pikëve minimale të dhëna në Konkurs deri në 10 pikë, përveç regjistrimit në arsimin e gjimnazit, drejtimi ekonomi – drejtësi dhe tregti si dhe drejtimin shëndetësi, ku zvogëlimi i numrit të përcaktuar të pikëve në minimum nuk lejohet.
Shkollat janë të detyruara me shpallje interne për paraqitjen e dytë, përkatësisht paraqitjen e tretë të tregojnë pikat minimale të përcaktuara me të cilat është e mundur që nxënësit të konkurojnë për regjistrim në plan dhe program të caktuar. Shpallja e pikave minimale duhet të bëhet më 26 qershor 2023 për konkurimin e dytë.
Për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një, dy ose tre klasë (VI, VII ose VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë merret parasysh suksesi i klasës së nëntë dhe vlejnë të njëjtat kritere për përzgjedhjen e nxënësve të dhënë më lartë.
Drejtori i shkollës së mesme formon komision shkollor për regjistrimin e nxënësve, i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, si vijon:
– drejtori i shkollës;
– 4 (katër) anëtarë nga radhët e mësimëdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në shkollë.
Kryetari i komisionit është drejtori i shkollës, dhe komisioni mund të ketë zëvendës kryetar dhe zëvendës anëtarë.
Komisioni i shkollës përgjigjet për zbatimin në kohë dhe të rregullt të konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme brenda afateve të regjistrimit, përcakton shkallën e nxënësve të pranuar dhe vendos për ankesat nga nxënësit në listën e rangimit brenda 12 orëve pas theksimit të së njejtës dhe i realizon kompetencat në vijim:
– formon komisione të veçanta (komision për pranimin e dokumenteve, komision për rangim dhe komision për testime kualifikuese në shkolla në të cilat do të paraqiten një numër më i madh i nxënësve të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara nga numri i përcaktuar në konkurs);
– publikon shpallje interne në përputhje me konkursin për çdo aplikim dhe e i publikon në vendin publik në shkollë;
– publikon rang listën e nxënësve të regjistruar;
– dorëzon raport për nxënësit e paraqitur dhe të regjistruar deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe komunë, përkatësisht Qytetin e Shkupit;
– ua kthen dokumentet e pranuara (përveç fletëparaqitjes) të nxënësve të cilët nuk janë regjistruar në shkollë pas çdo paraqitjeje në afat prej 24 orëve pas publikimit të rang listës përfundimtare;
– i vërteton rezultatet e testimit kualifikues të organizuar;
Komisioni për pranimin e dokumenteve kryen kompetencat në vazhdim:
– organizon pranimin dhe bën pranimin e dokumenteve;
– e kontrollon kompletimin e dokumenteve sipas ranglistave dhe përgjigjet për dokumentet e pranuara;
– arkivon dokumentet e pranuara dhe lëshon vërtetim për dokumentetet e pranuara;
– jep informacione dhe udhëzime të nevojshme për nxënësit dhe prindërit për regjistrimin e nxënësve.
Komisioni për rangim i kryen kompetencat në vijim:
– bënë kontrollimin e dokumenteve të dorëzuara të përcaktuara në Konkurs dhe e dorëzon rang listën përfundimtare deri te komisioni i shkollës,
-Kundërshtesat e parashtruara nga nxënësit/prindërit i dorëzon deri te komisioni i shkollës,
– njofton komisionin e shkollës nëse janë paraqitur më shumë nxënës se numri i përcaktuar në Konkurs.
Në shkollat ku paraqiten numër më i madh i nxënësve sesa numri i paraparë në konkurs, ndërsa i plotësojnë kushtet e parapara, organizohet testim kualifikues. Testimi i referohet të gjithë nxënësve të cilët kanë numër të njëjtë të pikëve dhe janë nën dhe mbi numrin rendor të fundit të parashikuar për pranim në pajtim me konkursin.
Për realizimin e testimit kualifikues në shkollë ku janë paraqitur numër më i madh i nxënësve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara nga numri i planifikuar të parashikuar në këtë konkurs, ministri me aktvendim formon komison të përbërë nga 5 anëtarë edhe atë:
– 2 përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
– 2 përfaqësues nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe
– 1 përfaqësues nga shkolla në të cilën realizohet testimi kualifikues.
Kryetari i komisionit është përfaqësuesi i ministrisë, ndërsa komisioni ka zëvendëskryetar dhe zëvendësanëtar.
Testimi kualifikues i nxënësve do të realizohet në shkollën e mesme ndërsa në bazë të programit për provime dhe teste të përgatitura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
V. MBIKËQYRJA E IMPLEMENTIMIT TË KONKURSIT
Mbikëqyrja e implementimit të këtij Konkursi bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Inspektorët e Autorizuar të Arsimit të komunave, përkatësisht Inspektorë të autorizuar të Arsimit të Qytetit të Shkupit.
Drejtori
Nagri Rexhepi